LIVE/ Përplasja në Kavajë, Policia hedh gaz lotësjellës

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në Kavajë ka rinisur sërisht tensioni. Policia ka hedhur gaz lotësjellës. Ish-kryeministri i Sali Berisha u shpreh më herët se qyteti i Kavajës është vënë në shtetrrethim nga Policia e Shtetit dhe RENEA. Përmes një postimi në facebook, Berisha thotë se kryengritësit e qytetit të Kavajës janë çuar në këmbë. KZAZ-ja e Kavajës për më shumë se katër orë është blinduar nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. ”Kavaja në shtetrrethim! Kryengritesit e saj në këmbë!Edvin largo urgjent narkobanditet nga Kavaja. Rama ik! Fitore”,-shkruan Berisha.