Lefter Maliqi: Do jem në protestën e opozitës. Rama po sillet si kriminel me shqiptarët

Deputeti Lefter Maliqi, në një postim në Facebook, deklaron se më 21 qershor do të jetë në protestën e opozitës kundër Edi Ramës. Maliqi shprehet se kryeministri Edi Rama ka tejkaluar çdo limit dhe po sillet si kriminel me shqiptarët.

Postimi i Lefter Maliqit në Facebook:

Kaloresi i rilindjes pasi Shqiperia digjet del ne media e krihet. Turp naten se ze gjumi, diten hiqet i qetë. Kjo arrogancë e tij, kjo ironi, ky shantazh per te friksuar popullin, opoziten, socialistet e ndershem qe i ka braktisur, tregon nje fund te hidhur te tij.

Keqardhje te dashur miq socialist e demokrat te ndershem. Mua me kujton kur isha drejtues policie disa kriminel te keq ne shpirt qe spranonin fajin, krimin dhe qeshnin me urtesi krimineli, me gjakftohtesi, kur kishin bere vrasje dhe krime makaber. Kjo tregon qe kaloresi i rilindjes dhe jo i socialisteve qe i ka zhgenjyer, eshte bere njesh me krimin e bandat, eshte i kapur keq nga ata dhe sillet si ata gjakftohte diten dhe ne pagjumesi naten. Dt. 21 dite vendimtare kunder krimit ,bandave qe kane marr peng institucionet,shtetin dhe kaloresin e Rilindjes se krimit. Une do jem ne proteste bashke me mua dhe mbeshtetesit e mi, larg rilindjes se krimit dhe opozites se re fasade qe eshte oksigjeni i kaloresit te rilindjes dhe tao taos, ciu ciut dhe mamices se Skenderbeut.

Revoltë popullore demokratike deri ne rrezimin e narkoshtetit dhe realizimit te zgjedhjeve te lira te ndershme dhe endrres Europiane.

Shqiperia si gjithe Europa.