Kush janë 5 shkodranët që u arrestuan pasi i vunë zjarrin shkollës?

Pasi i kanë vënë zjarrin ambienteve të shkollës “Shejnaze Juka”, për të shkatërruar disa prej materialeve zgjedhore që ndodheshin në këtë godinë, pesë persona janë arrestuar nga policia.

Sot mësohet zyrtarisht se pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, bënë arrestimin në flagrancë të 5 personave.

Ata janë:

G. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

A. N., 41 vjeç, banues ne lagjen “Guerrile”, Shkodër, punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër

A. G., 50 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër

A. N., 39 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër

O. Th., 17 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu mësohet se janë shpallur në kërkim policor 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.