Kupa e Botës në vitin 2022 mund të ndryshojë vendndodhjen

Ditën e martë bëri bujë lajmi për arrestimin e Michel Platini. Ish-presidenti i UEFA-s, u arrestua për shkak se ishte përfshirë në dhënien në mënyrë korruptive të Botërorit 2022, Katarit. Avokati i tij ka sqaruar se ai u ndalua vetëm për të dhënë dëshminë e tij dhe është lënë i lirë.

 

Gjithsesi kjo ka përhapur edhe shumë polemika, pasi me shumë mundësia Kupa e Botës në vitin 2022 mund të mos zhvillohet në Katar. Polemikat, ndërtimi i stadiumeve, kushtet ç’njerëzore të punonjëzve, mund të bëjnë që të ndryshohet vendi i organizimit.

Katër vende mund të zëvendësojnë: Amerika (që ka fituar të drejtën edhe për vitin 2026), Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia. Në ditët në vijim do të bëhen edhe njoftime të reja, ku nuk përjashtohet mundësia që Botërori të spostohet zyrtarisht në këto vende. /Koha Jone/