Këngëtarja shqiptare nxit të dashurin t’i propozojë në intervistë (Video)

Marsela është muza e Vitmarit, madje albumi i tij i fundit, “9” është dedikim për këngëtaren. “Ka gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë, sidomos dashuria,” tha ca muaj më parë Marsela. E dini çfarë shpjegohet me fjalë? Një dreq propozimi.

Në një intervistë për “Gjesi,” çifti u përball me pyetjen e pashmangshme, “Po dasmën kur do e bëni?” Vitmari tha “në pranverë,” por Marsela e kundërshtoi me buzëqeshje. “Jo, nuk është e vërtetë. Unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t’u martuar sepse i përket djalit t’i propozojë vajzës. Presim propozimin dhe unazën dhe pastaj caktohet data,” thotë ajo.

Diçka e ngjashme i ndodhi edhe Vilma Mashës, por herët a vonë, ia doli qëllimit. S’kam qenë kurrë e fiksuar që do mbaroj shkollën, do fejohem, do martohem si shumë vajza duan. Nuk e di se kur mund të vij, por në në momentin që do të vijë propozimi…jam gati!” tha ajo. Dy muaj më vonë, ajo dhe partneri i saj u martuan në tarracën e bashkisë.