Këmbimi valutor/ “Rimëkëmben” Paundi dhe Dollari. Euro zhvlerësohet sërish

Monedha e eurozonës është zhvlerësuar sërish këtë të mërkurë duke zbritur në nivelin e 121.3 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar duke fituar 0.4 pikë dhe arritur në vlerën e 108.2 lekëve.

Referuar të dhënave të Credins Bank edhe Paundi Britanik ka regjistruar rritje duke u kuotuar sot në vlerën e 135.7 lekëve.

Ndërkaq Franga Zvicerane vazhdon edhe sot të ruaj vlerën e 108.2 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 80.8 lekë dhe 74.3 lekë duke shënuar ngritje të vlerave të tyre krahasuar ditën e djeshme.