Justin Bieber fton Tom Cruise në ring boksi, reagon presidenti i UFC

Në fillim të këtij muaji, Justin Bieber i tronditi të gjithë kur ftoi Tom Cruise në ring, por duket se e kishte seriozisht.

Këngëtari dhe aktori duan vërtetë të ngjiten në ring boksi për një ndeshje të kategorisë MMA.

Në një deklaratë për TMZ, presidenti i UFC tha se nëse ka interes të të dy yjeve, do të ishte “idiot po të mos pranonte” të realizonte ndeshjen.

Dana Frederick White Jr.: Më lejoni të them dicka tepër interesante. Shumë njerëz flasin për ndeshjet në UFC, lojtarët e NFL, emra të njohur apo të tjerë. Unë e pashë këtë dhe nuk i dhashë rëndësi. Nuk do të përmend emra, por mora një telefonatë nga disa djemë që më thanë se duan ta bëjnë këtë ndeshje dhe besojnë se Tom Cruise do pranojë. I thashë se nëse është e vërtetë dhe cdo njeri i përfshirë dëshiron ta bëjë, ne mund të flasim.

Në rast se një duel i tillë do të realizohet, fitimet do të ishin marramendëse, çka e kthente atë duel në një makineri të vërtetë parash.

Këngëtari 25 vjeçar ftoi në ring aktorin me anë të një postimi në Twitter duke shkruajtur:
“Unë dua të sfidoj Tom Cruise në tetëkëndësh. Tom, nëse nuk e pranoni këtë sfidë, jemi i frikësuar dhe thjeshtë një dështak. Kush është i gatshëm për ta organizuar këtë ndeshje?”.