Guardiola ka dy super formacione, me tre blerje të mëdha (FOTO)

Pep Guardiola ka në dispozicion dy super formacione për sezonin e ardhshëm, me një vlerë që shkon në 855 milionë paund. Me tre blerje të mëdha gjatë kësaj vere, strategu spanjoll do të ketë më shumë alternativa. “Qytetarët” do të paguajnë plotë 62.5 milionë paund për mesfushorin e Atletico Madrid, Rodri.

22-vjeçari, i cili krahasohet me Sergio Busquets, do të jetë një nga blerjet më të shtrenjta në histori. City ka arritur një marrëveshje personale me futbollistin, ndërkohë që tashmë duhet të negociojë edhe me klubin spanjoll.

Goditja e dytë e madhe mund të jetë Harry Maguire. “Dhelprat” janë të gatshëm për ta lënë të lirë për 80 milionë paundë, një shifër rekord për një mbrojtës. Një tjetër goditje e madhe pritet që të jetë Joao Cancelo, i cili mund të jetë një armë më shumë në krahun e djathtë.

25-vjeçari mund të shkojë në Manchester për shifrën e 45 milionë paund. Tri blerje që mund të përfshihen në skuadrën e dytë me Bernardo Silvën, Riyad Mahrez dhe Nicolas Otamendin. /R.Lika-Koha Jone/