Foto dhe video ekskluzive, Policia mbyt Kavajën me gaz lotësjellës

Edhe në Kavajë qindra mbështetës të PD dhe qytetarë të thjeshtë janë përplasur me Policinë e Shtetit, ku kjo e fundit ka hedhur vazhdimisht gaz lotësjellës. Qytetarët kavajas janë vendosur para gardhit rrethues të shkollës ”3 Dëshmorët”, e cila shërben si KZAZ nr.42, për të mos lejuar që ky ambient të përdoret nga KQZ, pasi edhe kjo Bashki deklaroi se nuk njeh datën 30 qershor si datë për zgjedhjet lokale.

Simaptizantë të PD-së zhvilluan mëngjesin e sotëm protestë dhe lanë afat deri në orën 20:00 të ditës së sotme, për tërheqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të. Ata u shprehën se nëse nuk zbatohet dekretit i Presidentit Ilri Meta për zgjedhjet dhe materialet zgjedhire të zhvendosen, atëherë do të ketë protesta të vazhdueshme.

Qytetarët kavajas janë shprehur të shqetësur nga përdorimi pa kriter i gazit lotësjellës, ku edhe kanë akuzuar Policinë e Shtetit për ”mbytje” që po i bëjnë qytetit demokratik. Qindra qytetarë janë ngritur në protestë për të mbrojtur demokracinë, sikurse shprehet shumica prej tyre. Sipas kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, qytetarët i thonë Edi Ramës se nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet të policisë shtet të ndalë vullnetin e shqiptarëve për një Shqipëri si Europa.

R.SH/ Koha Jonë/