Edi Paloka: Ja kush i urdhëroi sulmet në KZAZ

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me përplasjet që po ndodhin pranë KZAZ-ve, në disa prej bashkive të vendit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Paloka ka fajësuar kryeministrin Edi Rama, kryeprokuroren Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij, po bëjnë grusht shteti.

Më tej, Paloka paralajmëron se të gjithë ata që po vihen në shërbim të Ramës dhe po sakrifikohen për të mbrojtur milionat e vjedhura nga pushteti, do të mbajnë përgjegjësi.

Postimi i plotë i Palokës:

“Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojne dita, dites grushtin e shtetit qe synon te mbaj ne pushtet me dhune kreun e aleances se krimit . Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve , nga taksat e te cileve paguhet policia.

Organet e rendit dhe te drejtesise , kane detyrimin te zbatojne ligjin dhe jo te behen pjese e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames.

Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg.

Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri , milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij. Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken.”