E kërkon Policia, reagon Bardh Spahia: Ftoj shkodranët që…

Mediat raportuan sot se ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pas situatës të krijuar në një KZAZ në Shkodër. Pak minuta më parë, ai përmes një postimi në facebook ka ftuar të gjithë shkodranët për marshim.

Postimi i plotë

Te dashur miq. Partia Demokratike Dega Shkoder i ben thirrje cdo shkodrani te na bashkohet diten e neserme, e Enjte, dt 20 Qershor ne oren 18:30 ne marshimin mbareqytetar ne mbrojtje te demokracise, lirise dhe votes. Ky marrshim do te filloje nga sheshi para Bashkise Shkoder dhe do te vijoje ne te gjitha rruget e qytetit tone. Bashkohuni me ne. Per nje Shqiperi si gjithe Evropa. #Rama IK.