Brazili ngec ndaj Venezuelës, VAR u mohon 3 gola (VIDEO)

Brazili nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola kundër Venezuelës. Selecao në fakt gjeti tre herë rrugën e rrjetës me Firminon, Gabriel Jesus dhe Coutinhon, por në të trija rastet golat u anuluan me VAR nga arbitri.

 

Venezuela provoi disa herë me kundërsulme por që nuk arriti t’i shënonte gol. Kjo ishte ndeshja e dytë për Selecaon. Brazili mban vendin e parë në grup me 4 pikë, ndërsa Venezuela në vend të tretë me 2 pikë.