Bradley Cooper vizitë në shtëpinë e Irina Shayk

Modelja Irina Shayk është kthyer në shtëpinë e saj pas sfilatave që ka patur. Por ajo nuk ka qenë vetëm, pasi është vizituar nga ish-partneri i saj Bradley Cooper.

Paparacët e kanë fotografuar duke vizituar Shyak dhe arsyeja e vetme për këtë takim është e vogla e tyre Lea.

Sipas “Cosmopolitan” ata kanë vendosur të kujdesen bashkë për të voglën, ndonëse nuk janë më çift.

Ndërkohë që Irina ndodhej në sfilata, Lea dhe Bradley e kanë festuar bashkë festën e baballarëve. Ata vijojnë të kalojnë kohë si familje për qetësinë e të voglës së tyre.