Braçe sulmon Voltana Ademin: Do të përballet me ligjin

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka sulmuar ashpër kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, referuar ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku një grup personash i vunë flakën KZAZ-së, duke dëmtuar materialet zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv.kryeministri Braçe ka shkruar se Ademi ka shkelur ligjin dhe është njeriu që i ka bërë më shumë dëm Shkodrës në këto 30 vitet e fundit.

Duke publikuar një urdhër të firmosur nga kryebashkiakja demokrate, Braçe shkruan se ajo e ka shpallur veten pronare të shkollave në Shkodër, ndaj dhe sipas tij duhet të përballet me ligjin.

Reagimi i Erjon Braçes:

Voltana Ademi është një keqbërëse! Voltana Ademi eshte nje shkelese e ligjit! Voltana Ademi eshte njeriu qe i ka bere dem me shume se kushdo tjeter shkodres ne 30 vitet e fundit! Voltana Ademi po i ve zjarrin shkollave te shkodres!

Shiheni urdherin e saj!
Lexojeni! Ka shpallur veten pronare te shkollave ne Shkoder dhe kerkon qe aty te mos shkelin administratoret e zgjedhjeve, emeruar ne detyre ne perputhje me ligjin e Kushtetuten! Pas ketij akti te saj, pason djegia e shkollave, e para shkolla Shejnaze Juka!
Voltana Ademi duhet te perballet me ligjin, bashke me çdo barbar zjarrëvënës, punonjës i saj apo i partisë së saj!

Kurre, kush nuk ka djegur shkolla ne Shkoder, veç pushtuesit! Prej asaj kohe, e dyta që e bën këtë është Voltana Ademi dhe barbarët e saj!