“Bomba” nga Italia, Milani kërkon mesfushorin e Shqipërisë

Emanuele Ndoj është një nga futbollistët që do të largohet nga Brescia gjatë këtij sezoni. Pas një sezoni fantastik, mesfushori i kombëtares sonë po bëhet gati për të nisur një aventurë të re në një skuadër të re në Seria A. Marrëdhëniet aspak të mira me presidentin Cellino, e kanë bërë edhe më të sigurt largimin e tij nga skuadra aktuale.

 

Agjenti Mario Giuffredi, i cili menaxhon edhe Hysajn, sipas “BresciaOggi”, mund të jetë duke negociuar me Milanin. Skudra kuqezi pritet që të bëjë një mini-revolucion në mesfushë nën drejtimin e Giampaolos, teksa mesfushori i talentuar mund të jetë një zgjedhje ideale për të.

Për 22-vjeçarin ka shfaqur shumë interes edhe skuadra e Bolognës, që mund të jetë një opsion i mirë, pasi mund të luajë më në vazhdimësi. Në sezonin e fundit, Ndoj u aktivizua në 28 ndeshje në total në Seria B, duke shënuar edhe tri gola, njëri prej tyre një perlë e vërtet. /R.Lika-Koha Jone/