BILD nxjerr përgjime skandaloze ku dalin, ministra, drejtorë policie, mafiozë…

“BILD” ka publikuar mbrëmjen e kësaj të mërkurë edhe 10 përgjime të reja ku në fokus janë biseda të zyrtareve të PS. Këtë herë personazhi që del më shumë në përgjime është edhe Ymer Lala, një personazh mjaft i akuzuar nga opozita. Lala shfaqet në një telefonate edhe me ish Ministrin Gjiknuri, drejtues politik i PS në Dibër në atë kohë.

Në përgjime dalin edhe Saimir Tahiri në atë kohe Ministër i Brendshëm, por edhe Xhemal Qefalia deputet i PS. Por në biseda del në tavolinë ndodhet dhe kryeministri Rama, apo porosi të dhëna prej tij.

PËRGJIMI 1 

Robert Aga: He djalosh.

Bekim Krashi: Ça keni bë, ça keni bë se e keni myt fare. Nuk keni lënë asgjë. Plus kudo jeni, vetëm tek ne jeni minus 10 (vota). Do t’i nxjerr të dhënat dhe do t’i dërgoj me letër pastaj.

Robert Aga: Dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj.

Bekim Krashi: Aaaa ca llafos, ke filluar ke pretendime të mëdhaja

Robert Aga: Ejjj

Bekim Krashi:

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ti kujtoje se ata (opozita) ishin budallenj që bënin si të tillë

Bekim Krashi: Po prandaj deshin të bënin rrëmujë ata, se i dishin këto gjëra. Mos u lodhni fare. Janë të humbur këta.

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mor e di që e deklaruar. Ti je një komisar politik or ti.

Robert Aga: Hej. A e ke Damian Gjiknurin aty??

Bekim Krashi: Do të ta kaloj në telefon.

Robert Aga: Jepja pak.

Robert Aga: O shef (i flet ministrit Gjiknuri)

Gjiknuri: Hë Berto

Robert Aga: Mirëmbrëma

Gjiknuri: Hë mo ça bën

Robert Aga: Si je?

Gjiknuri: Mirë! Tullë! Mirë fare.

Robert Aga: Se nuk pate besim tek unë

Gjiknuri: Tërmet! Tërmet! Je njësh. E the hahahah. Ik mos fol shumë.

Robert Aga: Ciao! Të përshëndes

PËRGJIMI 2  (Shefi i policisë me deputetin e PS)

Xhemal Qefalia: Berti

Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im

Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë

Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi

Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen

Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni

Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.

Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.

Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s’ë besonin më.

Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri

Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje

Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë ….(nuk dëgjohet)

Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina …u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.

Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak

Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik

Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…

Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?

Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur

Xhemal Qefalia: Për drekë them unë

Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngën , a koktej

Xhemal Qefalia: Drekë, drekë

Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi

Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi “ai” ty, mos ashu gjë nga ato

Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën

Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë

Shef i policisë së Dibrës: Mirë vllë, hajde të përshëndes, ciao

Xhemal Qefalia: Ciao

PËRGJIMI 3 (Del Saimir Tahiri) 

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?

Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.

Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.

Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?

Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…

Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .

Saimir Tahiri: Alo o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma.

Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot…

Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.

Ulsi Manja: Ku je mo vlla.

Robert Aga: Ç’bëni mo.

Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.

Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vlla mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..

Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.

Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.

Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.

Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po leje o vlla tashi.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.

Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.

PËRGJIMI 4

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s’po më zë gjumi, jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. Hahaha. Hajde vëlla çiao

PËRGJIMI 6

Personi: O shef si të kam

Ymer Lala: Mirë

Personi: A je mirë

Ymer Lala: Mirë si je ti?

Personi: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Serefedin Shehun

Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë

Personi: Ore, e verifikova tani, para 20 minutash

Ymer Lala: O ja q… robt e shpisë

Personi: Ja kontrollova unë se pata lënë një njeri aty. Kane qenë 5 veta duke votuar, të pestë për Sherefedin Shehun.

Ymer Lala: Edhe çuni i vet ë?

Personi: Po

Ymer Lala: Ja do ta mërrë në telefon atë halen, I thashë kur të shkosh atje te shtabi do takosh Remin dhe ne jemi për atë, i thashë e kupton shqipen, a jo? Më tha dhe Hasan Begu diç, shife njëherë atë m… tha.

Personi; E verifikova tani, para 20 minutash

Ymer Lala; O ja q… motrat

Person: Hajde mos e vrit mendjen, po ta thashë ta dije

PËRGJIMI 6

Ymer Lala: Hej Ardi,

I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?

Ymer Lala: Si?

I panjohur: Basri Veseli

Ymer Lala: Basri Veseli, po

I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë

Ymer Lala: Si s’ka kurrgjo

I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.

Ymer Lala: Po i kam mbaruar ato punë

I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë

Ymer Lala: Po leri ato bq…

I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)

Ymer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull

I panjohur: Mirë hajd hajd.

Ymer Lala: Ku je ti?

I panjohur: (Nuk kuptohet)

Ymer Lala: Çfarë ka ndonjë problem

I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh

Ymer Lala: Huh?

I panjohur: Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?

Ymer Lala: Jo! Kush janë ata?

I panjohur: Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.

Ymer Lala: E po e shof në televizor

I panjohur: Ishin nja 4 a 5

PËRGJIMI 8

Damian Gjiknuri: Alo

Ymer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej

Ymer Lala: Po e pimë kafen thashë po kam lënë njerëzit që të ndajmë sot monitorimin e tendave.

Damian Gjiknuri: Tek kioska aty jeni, tek lokali jot

Ymer Lala: Eee. Mos u vono të lutem.

PËRGJIMI 9

Biseda 1

Ymer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?

Grua: Po mirë mo je.

Ymer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.

Grua: E kam karikuar pa merak.

Ymer Lala: Kur do dalësh ti?

Grua: Jam do jem atje

Ymer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.

Grua: Në rregull, hajd

Biseda 2

Vajzë: Ku je? Përveçse u çove nga kafja

Ymer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë

Vajzë: Eh, kuptoj

Ymer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Ymer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.

I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë. Ju çfarë bëni

Ymer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola. Isha me Qifin më parë

I panjohur: Uhuh

Ymer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë

I panjohur: Unë?

Ymer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot