Balliu: Edvin Rama nuk e shkrin dot Shqipërinë dhe shqiptarët, fundi është afër

Nga Klevis Balliu

JANË SHQIPTARËT QË DO JU SHKRIJNË JU

Edvin Rama sot me aktin e tij barbar, duke dhunuar qytetarë të ndershëm të këtij vendi të cilët kërkojnë zbatimin e ligjit, duke shoqëruar në komisariate ish deputetë dhe zyrtarë të lartë të opozitës, i hapi rrugë GRUSHTIT TË SHTETIT për ti vënë zjarr vendit. Qëllimi i vetëm i Edvin Kristaq Ramës më këto akte të turpshme është që të shpëtojë kokën e tij.

Kërkojnë të shkrijnë polici, presidencën, opozitë siç kanë shkrirë prokurorinë dhe gjykatat.

Por nuk e shkrini dot Shqipërinë dhe shqiptarët.
Fundi juaj është shumë afër.