86 për qind e shqiptarëve kërkojnë të arrestohen politikanët e përgjuar

Shqiptarët kërkojnë arrestime pas publikimit të audio-përgjimeve të reja nga gazeta Bild. Këtë të mërkurë në emisionin Opinion, janë trajtuar këto përgjime, ndërsa qytetarët janë pyetur në rrjetet sociale.

A duhet të arrestojë prokuroria personat përgjegjës pas publikimit të shumë përgjimeve nga Bild? 

Nga sondazhi, ku votuan mbi 13500 njerëz, 11 mijë kërkojnë arrestime ndërsa pjesa tjetër janë kundër.