80 % e shqiptarëve: Shqipëria rrezikon përplasjen

Një sondazh i realizuar në emisionin “Opinion” tregon se 80 % e shqiptarëve mendojnë se vendi rrezikon përplasjen. Pyetjes nëse ajo që ndodhi në dje në Shkodër, ku qytetarët u përplasën me policinë, mund të shtrihet në gjithë territorin e vendit, shumica e shqiptarëve i përgjigjen po.

Duket se shumë pak njerëz, përfshirë dhe Kryeministrin, janë ata që mendojnë se kjo që po ndodh me zgjedhjet pa datë të dekretuar dhe pa opozitën janë normale.