Taylor Swift zbulon prapaskenat e klipit dhe pajtimin me Katy Perryn

Gjatë ditës së djeshme këngëtarja Taylor Swift ka publikuar këngën dhe klipin e saj më të ri “You Need To Calm Down”.

Në këtë video, Swift ka ftuar emra të shumtë të njohur duke përmendur aktorin Ryan Ronalds apo moderatoren Ellen Degeneres.

Por ajo çfarë tërhoqi më tepër vëmendjen është pikërisht prania e këngëtares Katy Perry si dhe zyrtarizimi i pajtimit pas 6 vitesh i tyre. Gjatë një interviste për “Radio 1 Breakfast Show” Swift ka pranuar se ajo dhe Perry janë pajtuar kohë më parë, por kishin vendosur t’a mbanin diçka të tillë larg vëmendjes së mediave.

Taylor Swift theksoi se pasi kishte krijuar konceptin e videos, kishte menduar të pyeste Katy-n nëse do të bëhej pjesë e saj, ndërsa kjo e fundit ishte përgjigjur duke thënë se do të dëshironte shumë të ishte një simbol faljeje dhe pendese.

Gjithashtu ajo nuk la pa përmendur edhe idenë e hamburgerit.

“Nuk e kisha idenë e hamburgerit derisa ajo vetë e veshi në festën e ‘Met Gala’. Mendova se ishte një ide e mrekullueshme dhe i thashë se do të realizonim një skenë të tillë në videoklip. ‘A mund të veshim kostum si hamburger dhe një si patate gjigande për të treguar se jemi të bëra për njëra-tjetrën?’, i thashë Katy-t. Asaj iu duk një ide e bukur, kështu që e bëmë”, -përfundon këngëtarja e njohur.