Rudina mashtron median amerikane, prezantohet si kryetare e PD-së

Rudina Hajdari ka vendosur të mashtrojë median amerikane. Ajo është prezantuar si kryetare e PD-së dhe e opozitës në Shqipëri. Rudina Hajdari ka bërë një shkrim për një uebsite amerikan, ku flet për gjendjen në Shqipërisë.

”Shqipëria nuk duhet ta tolerojë demokraci të negociuar për shkak të dhunës”. Kështu e ka titulluar një shkrim të botuar në usnews.com, Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe një nga tre deputetët e opozitës që nuk pranuan të djegin mandatet në shkurt të këtij viti.

Në këtë artikull, Hajdari bën një panoramik të situatës, nga ku vë theksin se vendi ka nevojë për aleatët e saj, përfshirë SHBA-të, për të ndihmuar në luftën kundër autokracisë dhe korrupsionit. Ajo që bie në sy është se në fund të shkrimit bëhet një prezantim i Hajdarit, ku thuhet se është udhëheqëse e Partisë Demokratike dhe e opozitës parlamentare.

Linku i shkrimit në origjinal