Policit i vjen në majë të hundës, ngre dy gishtat lart dhe bërtet “Rama ik”

“Rama ik” është kthyer në një refren për të gjithë shqiptarët kohët e fundit. Kudo dëgjohen njerëz që thonë “Rama ik”.

Madje, edhe në kafe, mes miqsh, të rinjtë kanë nisur ta përdorin si një lloj përshëndetje mes tyre.

Turmat duket se janë të mërzitur dhe të zhgënjyer me kreun aktual të qeverisë, e këtë po e kuptojmë gjithmonë e më shumë nga veprimet e tyre.

Nuk e kemi fjalën për veprimet e militantëve demokratë e të LSI-së këtë herë.

Në një video të publikuar nga Sali Berisha, duket një polic teksa tregon kapelen dhe thotë fjalët “Rama ik”.

Vdeoja është regjistruar në një automjet për të cilin nuk dihet nëse është i shërbimeve të Policisë apo privat, ndërkohë që punonjësi i policisë dëgjon muzikë dhe me dy gishtat lart thërret “Rama ik”.