Përplasje në Shkodër, Ademi: Persona të paidentifikuar kanë hyrë në KZAZ

Edhe këtë të martë ka pasur përplasje në KZAZ nr.2 në Shkodër mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një deklarate për mediat, ka deklaruar se Pallati i Sportit është tentuar të uzurpohet nga militantë të kryeministrit Edi Rama.

“Të mbështetur nga Policia e Shtetit, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit por nuk ia kanë dalë pas ndëryrjes së Policisë Bashkiake. Për këtë cënim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, për të cilët qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë”, ka thënë Ademi në një deklaratë.

Ademi denoncoi gjithashtu se mbrëmjen e djeshme, dy persona të paidentifikuar me urdhër të policisë kanë hyrë në dy KZAZ-të e qytetit.