Pas ndarjes nga burri, Adele bëhet “xurxull”

Adele e njeh mirë qejfin. Ajo ka publikuar një video në rrjete sociale ku tregon sa e lumtur është dhe sa qejf bëri në koncertin e “Spice Girls” mbrëmbjen e së shtunës.

Adele tregoi se pati shansin të takohet dhe të dehet me legjendat britanike.

“Hera e fundit që pashë koncertin e Spice Girls ishte para 21 vjetësh! E sonte unë qajta, qesha, bërtita, kujtova dhe rashë në dashuri më veten kur isha 10 vjece. Nuk është sekret se sa shumë i dua, se si më kanë inspiruar të jetoj jetën dhe të mos kthehem mbrapa. Më në fund pata rastin të takoj Ginger, u deha me vajzat dhe nuk mund të besoj se sa shumë kam arritur. Faleminderit, nuk do të isha këtu ku jam pa ju 5 legjendat britanike! Ju dua!”, shkruajti Adele.

Kjo ishte hera e parë që këngëtarja shfaqej kaq e qeshur pas ndarjes nga  filantropisti Simon Konecki, lidhje që zgjati tetë vite.