Merkelin e kapin dridhjet teksa dëgjon himnin kombëtar

Dehidratim. Kështu i shpjegoi Angela Merkel dridhjet e forta që e kapën atë sot ndërsa ajo ishte duke e mirëpritur presidentin ukrainas Ëolodimir Zelenski në Berlin para kamerave.

Gjatë ceremonisë së himneve kombëtare kancelari u kap nga një dridhje e fortë dhe i lidhi duart para saj, duke luftuar për të kontrolluar trupin në lëvizje, shkruan JavaNeës.al

E gjithë kjo zgjati disa minuta. Në fund të himneve kancelarja u shfaq në kushte më të mira dhe konferenca e përbashkët për shtyp filloi me vetëm 10 minuta vonesë.

Merkel u tha gazetarëve se kishte pirë tre gota ujë dhe se ndihej më mirë.