Kryemadhi: Nuk ka negociata me Ramën kryeministër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për vendimin e BE për shtyrjen e negociatave më Shqipërinë. Kryetarja e LSI shprehet në një postim në Facebook se integrimi i Shqipërisë në BE, me Edi Ramën është i pamundur.

Postimi i plotë i Kryemadhit në Facebook

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas!