“Keshat dhe Preshat” Rilindas! Marrëzia e këtij palo kryeministri

Nga Dritan Demiraj

“Rilindasit” erdhën si çlirimtarë duke sjellë robërinë më të rëndë. Përshtatën në mënyrë të dhunshme një utopi mizore, duke ruajtur modelin e sundimit të të parëve të tyre. Që në ditët e para të qeverisjes “neo-bolshevike”, në vend që të merreshin me problemet bazike ekonomike të vendit e të shoqërisë shqiptare, hapën dhe kërcënuan në emër të bërjes “shtet”, vetëm burgje dhe skllavëri në çdo fushë të jetës. Të varfërit i skllavëruan akoma më shumë, oligarkët dhe mediokrit militantë politikë i pasuruan akoma më shumë!

Dhuna permanente ushtrohet në çdo formë, jo vetëm me policë, me shërbimet cinike të administratës publike, por duke përdorur krimin dhe bandat kriminale, për të përforcuar pushtetin e një deliranti dhe neo-diktatori mediokër “Lart-Hajnia” Rama!!

Ai arriti në zgjedhjet e vitit 2017 duke bërë thirrje anti-ligjore dhe anti-kushtetuese, që Policia e shtetit të dalë dhe të mbledhë vota për “rilindasit”, ku dhe sot e kësaj dite Prokurorja e PPP-ve nuk denjon të hapë hetime!

Përgjimet e reja të “Bild-it”, treguan kulmin e marrëzisë dhe poshtërsisë pasi kur politikanët rilindas duan të shtrembërojnë të vërtetën, të fshehin krimin e korrupsionin, kur vendimarrja politike zhvendoset në “hareme”, kur politika shtetërore shndërrohet në agjendë personale të njerëzve të etur për pushtet, kur sejmenët partiakë “rilindas” imitojnë lehjet e zagarëve të etur për një copë bukë, kur “bordello” e gënjeshtrave rilindase shikohet si kontribut i madh patriotiko-filozofik, ku Partia është mbi Shqipërinë, kjo tregon siç thotë populli; se janë “ulur Malet dhe janë ngritur Halet”!

Ne si shoqëri, jo vetëm duhet të flasim për ç’ka ngjarë, por prej tyre të nxjerrim dukurinë.
Hipokrizia dhe marrëzia e këtij palo kryeministri është se skandalet e rënda të vazhdueshme po hedhin poshtë shprehjen se “çudia më e madhe zgjat tre ditë”, ai ka disa javë që vërdalliset me qindra policë narkomanë nëpër Shqipëri, duke kërcënuar me burg gjithsecilin që prek votën në datën 30 qershor, por për paradoks me kërcënime të stilit mafioz, frymëzon dhe suporton, çdo element kriminal, duke u dhënë shpërblime dhe poste të larta në administratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Damiani i PPP-ve (HEC-ve, Unazës së Re, punëve publike……) dhe kulmi i marrëzisë është se Rama e ka vënë në krye të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore!!! Bën promovime të Gjushit, Bushit, Ndreut, Krashit, Leshit, Keshit dhe Preshit……., ku ky i fundit i ngeli në dorë duke e përdorur për të mbyllur gropën skeptike rilindase”!!!!

Ky Kesh Lesh Preshi, ishte “rritur” si faktor sipas Kordhelit (e ftuar “Mbrëmje me Ide” përballë gazetares Mirela Milori), e cila ja rekomandoj “Shtatlartësisë” për t’a përdorur si “kamikaz zgjedhor” për të arritur objektivat, pasi Shukriut ju grisën “brekët” dhe “shtatlartësia” si rrobaqepës i mirë që është duhet t’ia “qepte”!!!

Rilindasit Kordhelit nuk duhet t’ja “harrojnë” këtë meritë, pasi si eksperte e kësaj fushe dhe jo vetëm…, përdori gjithë infrastrukturën logjistike e njerëzore të Ministrisë së Mbrojtjes në qarkun e Kukësit.

Zgjedhja e kujtesës lejon qytetarët të votojnë nëse do të heqin zotëruesit e detyrës përpara se të skadojnë afatet e tyre të rregullta.

Të dashur bashkëkombas mos harroni shprehjen më demokratike Amerikane:

When injustice becomes law, resistance becomes duty!

DD.