Zyrtare nga KE: Negociatat me Shqipërinë nuk hapen

Këshilli i Komisionit Europian vendosi sot të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi u njoftua nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, i cili tha se “këtë verë nuk ka hapje negociatash”.

Hahn la të kuptohet se mund të ketë një vendim pozitiv në muajin tetor. Ai tha se tre vende ishin kundër hapjes së negociatave.  “Këshilli ka thënë se është mjaft i rëndësishëm integrimi në BE. Shpresojmë që këto vende të Ballkanin Perëndimor të integrohen në BE. Ka disa vende që nuk janë të gatshme për të pranuar hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, megjithatë BE mendon se këto vende duhet të shpërblehen. Nuk është vetëm në interes të këtyre 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor por edhe në interesin tonë. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë me këto vende që përmirësojmë kushtet. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Sipas rezultateve zgjerimi ndikon në paqe, në stabilitet në rajon pra është investim për to, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave. Nuk është arritur të merret këtë verë. Kërkojnë më shumë kohë për rekomandimet tona që të bëjnë vlerësimin e tyre”,- deklaroi Hahn.

Në vendimin përfundimtar të Këshillit, për Shqipërinë thuhet: “Duke ripohuar konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, Këshilli konsideron Rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, në bazë të vlerësimi për progresin pozitiv të bërë dhe përmbushjen e kushteve të identifikuara nga Këshilli. Si pasojë e kohës së kufizuar në dispozicion, Këshilli do të kthehet në këtë çështje me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe substancial, sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019”.

Ky vendim i BE tregon paaftësinë e qeverisë Rama, pasi vjet premtoi, sivjet përsëri premtoi se do të hapen në qershor dhe tani shtyhen për në tetor. Por as tetori nuk do jap gjë me këtë krizë politike ku e ka futur vendin, Edi Rama.

Vendimi i Këshillit të BE për negociatat