Fitim Zekthi: Më mirë ti vëmë zjarrin një shkolle sesa gjithë Shqipërisë

Gazetari Fitim Zekthi i ftuar në emisionin “Opinion”, teksa komenton ngjarjet e sotme në Tropojë dhe në Shkodër, ku bashkitë në zbatim të dekretit presidencial për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh, çka ka çuar në tensionim të krizës politike u shpreh se më mirë ti vëmë zjarrin një shkolle sesa gjithë Shqipërisë.

“Me mire ti veme zjarrin nje shkolle sesa gjithe Shqiperise. Nese KQZ guxon te marre kompetencat te intepretoje Kushtetuten e dekretin e Presidentit, pse te mos e marre kete kompetence dhe Bashkia e Shkodres apo qytetaret. Kjo qe po ndodh eshte pasoje e cmendurise se nje njeriu, Edi Rames”, u shpreh Zekthi.