Duda rikthehet në muzikë me diss ndaj Feros

Reperi Fero ka marrë për herë të dytë diss nga një rival në muzikë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për S4MM, por për Dudën.

Para disa muajsh pati një zënkë mes tyre në rrjete sociale. Ishte Duda ai që e konsideroi Feron si artistin më të rrahur. Nuk mungoi reagimi i reperit, i cili i kujtoi Dudës se ka vite që nuk bëhet i gjallë.

Ky i fundit vendosi ti tregojë të kundërtën. Sot ai publikoi këngën “Ski sen”, i cili duket se është diss për Feron. Bëhet fjalë për një këngë solo, të cilën e ka punuar në Angli.

Në një pjesë të tekstit përmend hitin e Feros duke thënë: “Gang gang k. tem tvi e tmarr peng. Per hip hop shqip jena Wu-tang…”.

Wu Tang është një grup hip hopi i njohur në Amerikë që prej vitit 1992.