Braçe nuk i ka dëgjuar përgjimet e Bild: Ne fitojmë, nuk blejmë vota

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar sot në lidhje me përgjimet e publikuara nga gazeta ‘Bild’. Ai thotë se Partia Socialiste nuk i ka fituar zgjedhjet duke blerë vota, por sepse ajo është një parti e fortë që ka mbështetjen e njerëzve.

Braçe i bën thirrje prokurorisë që të hetojë këtë çështje pikërisht tani edhe pse ajo ka rreth 2 vjet që ndodhet në sirtarët e prokurorisë. Megjithatë ai nuk nguron ti cilësojë shpifje banale dhe prodhime të “analizës dhe jo fakteve” përgjimet që kanë dalë nga prokuroria.

Zëvendëskryeministri thekson se Partia Socialiste nuk mund të shantazhohet dhe se kohës e kulturës së pandëshkueshmërisë së deputetëve të korruptuar i ka ardhur fundi.

Ky mesazh i fundit i zotit Braçe mund ti drejtohet edhe një pjese të kolegëve të tij në parti pasi nga përgjimet e fundit të dala nga gazeta ‘Bild’ është faktuar se disa funksionarë të lartë PS kanë qenë në komunikim me persona të inkriminuar dhe gjithashtu kanë diskutuar çmime dhe deklarime votash.

View this post on Instagram

#PARTIASOCIALISTE NUK KA FITUAR KURRE DUKE BLERE VOTA! Kurre! Sepse nuk blihen 1 milion vota! Sepse nuk blihen as 100 mije vota! Kush eshte marre me zgjedhjet-une kam 23 vite qe merrem me to, e di fare mire kete! Ndaj dua te them dy gjera per dy kategori gojtaresh te zeshen keto kohe; E para, per kategorine qe perfaqesohet nga “Gagaçi Mendor” e qe tipizon te gjithe keta gjahtaret urrejtes te socialisteve qe cdo darke jane ne TV e cdo mengjes jane ne gazetat e TV-ve: Te hetohet gjithcka qe ka te beje me zgjedhjet e 2016-tes e zgjedhjet e 2017-tes! Madje te ishte hetuar ne kushtet e flagrances, mu sic ligji thote. Nuk ka ndodhur! Te hetohet tani, e gjithe “masakra” qe thoni ju e qe nuk egziston, Te hetohet tani, i gjithe krimi i dhunshem i disa bandave te krimit politik ne Diber e ardhur aty qe, eshte i dokumentuar! Mbi baze te provave e fakteve, vetem mbi baze te tyre e jo mbi baze te analizes se fjaleve qe “Gagaçi Mendor”, me veshtiresine e gagaçit i deformon, tjeterson duke i kthyer ne shpifje banale qe ulerasin per te vrare #TEVERTETEN! E dyta, per kategorine e shantazhuesve, bere te gjithe bashke, nga prokuroret politike te partise, partive deri tek “Goje Pushka” qe do na vrase e prese te premten ne darke; Se pari, per keta dy prokuroret qe kane ndertuar kete strategji shpetimi per vete e shantazhi per socialistet: NUK SHANTAZHOHET PARTIA SOCIALISTE! Eshte aq e madhe dhe e forte, sa nuk ua merr mendja! Ka nje arsye, Fuqia qe ka prej njerezve te zakonshem, fuqia prej popullit. Pikerisht se eshte keshtu, kur kjo parti vendos nuk kthehet pas; Ka vendosur per #ReformenneDrejtesi dhe do shkoje deri ne fund: #DREJTESIEBARABARTE TANI! Nuk ka kohe tjeter, as per ne e as per ju! #DREJTESIEBARABARTETANI, per ti dhene fund pandeshkueshmerise ndaj politikaneve te korruptuar por edhe ndaj prokuroreve te korruptuar e partiake, plote te tjereve qe kurre nuk ishin te barabarte para ligjit-sic kushtetuta thote; Per ti dhene fund ciklit te krizave qe po e mbajne peng kete vend per shkak te pandeshkueshmerise, mungeses se #Drejtesise se njejte per te gjithe. Se dyti per “Goje Pushken”, ne nuk vrasim, por edhe s’leme kend te na vrase!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on