Arbenitën e mashtrojnë keq, reagon ashpër modelja

Arbenita Ismajli është kthyer shpejt në një prej modeleve më të ndjekura e të komentuara në showbizz-in shqiptar, sidomos pas lidhjes me reperin Fero.

Që nga deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin e deri tek komentet, në çdo hap të lidhjes së tyre duket se ka shumë interes.

Modelja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video nga më të ndryshmet si nga përditshmëria e saj ashtu edhe nga profesioni.

Mirëpo së fundmi fatkeqësisht ajo ka rënë pre e një mashtrimi dhe këtë rast e ka denoncuar publikisht.

Modelja demaskoi në Instagram një zotëri me emrin Sedat duke publikuar foton dhe numrin e tij të telefonit, me të cilin komunikoi në Whatsapp.

Sipas modeles, ky djalë i ka shkruar për t’i kërkuar ndihmë për një vajzë të sëmurë dhe këtë rast Arbenita e ka publikuar në rrjetet sociale për ta ndihmuar sadopak atë

Mirëpo pas kësaj, ai i kishte kërkuar para përsëri duke i thënë se operacioni nuk kishte shkuar mirë.

“Ky person është mashtrues!”, shkruajti Arbenita në postimin e saj në Instastory, “I ka mbledhur të hollat, mandej ka gënjy se operacioni ka qenë pa sukses dhe ka kërkuar prapë. Mandej kam kërkuar të flas me doktorin dhe t’i shoh dokumentet, nuk është lajmëru!”

Arbenita publikoi edhe një bisedë me një femër që thoshte se ishte mamaja e vajzës së sëmurë.

“Më falni, por as dëgjoj e as nuk foli unë”, i kthen përgjigje ajo.

“A mundet t’bisedoj me dikë në telefon?”, e pyet Arbenita.

“Me djalin”, është përgjigja ku Arbenita ka lënë edhe një koment: “Turp!”.