Angela Merkel gati sa nuk rrëzohet në takimin me homologun e saj, ja cila është arsyeja

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila u ndje keq teksa i dridhej trupi gjatë takimit me prsidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë mëngjesit të së martës, tha ajo tani ndihet më mirë për shkak se ka pasur nevojë që të pi ujë.

Merkel dukej sikur kishte vështirësi që të qëndronte në këmbë ndërkohë që  bashkë me Zelenskiyn dëgjonin himnet kombëtare gjatë nderimeve ushtarake për arritjen e presidentit ukrainas në Berlin.

Gjatë kohës që  po qëndronin në këmbë, temperaturat ishin të larta, Merkel dukej se buzët i ishin zbehur dhe trupi i dridhej.

“Që nga ai moment kam pirë tre gota me ujë dhe siç edhe duket, kisha nevojë për ujë dhe tani ndihem më mirë”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskiyn.