83 për qind e shqiptarëve besojnë se zgjedhjet janë vjedhur nga Rama

Mbrëmë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan u shtrua dhe një pyetje publikut: A tregojnë përgjimet e reja të BILD se votimet në Dibër (dhe jo vetëm) kanë qenë të manipuluara?

Rezultati pas dy orë votimi online ishte se 83 % mendojnë se janë të vjedhura, kurse 17 % jo. Votuan 11900 votues në Opinion.

Ky rezultat tregon edhe opinionin publik që mendon se zgjedhjet e vitit 2017 janë blerë nga bandat e pushtetit.