Zidane do me çdo kusht Pogba-n te Reali në fillim të korrikut

Zinedine Zidane kërkon që ta ketë Paul Pogba që në turneun e Amerikës së kësaj vere. Real Madrid është në negociata me Manchester United, por “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend që të heqin dorë nga kampioni i botës pa 150 milionë euro.

 

“Galaktikët” do të udhëtojnë në Kanada më 8 korrik, teksa krahas blerjeve të reja Rodrygo Goes, Eder Militao, Luca Jovic, Eden Hazard dhe Ferland Mendy, klubi merengues do edhe Pogba-n. Kjo javë do të jetë e rëndësishme për të kuptuar të ardhmen e francezit, i cili do të rikthehet nga pushimet më 1 korrik.

Reali do i japë një javë më shumë pushime, nëse do të pranojë të transferohet. United nuk do ja bëjë jetën aspak të thjeshtë mesfushorit, duke kërkuar një shifër që cilësohet e lartë. Klubi spanjoll ndërkohë kërkon që të përfitojë një shifër sa më të lartë nga shitja e James Rodriguez, për t’i përdorur më pas në operacionin për afrimin e Pogba.

50 milionë euro është një shifër e konsiderueshme, ndërkohë që edhe Europiani U-21, do të jetë një event ku lojtarët spanjollë mund t’i japin të tjera përfitime, si rasti i Dani Ceballos. /R.Lika-Koha Jone/