Stresi kthehet aty ku e la: Më mirë mos ta dini vazhdimin

Reperi Stresi ka vetëm dy ditë që është liruar nga burgu dhe ka nisur punën. Ai ka treguar për ndjekësit se do të rikthehet shumë shpejt në tregun e muzikës.

Pasi festoi ditëlindjen dhe u cmall me familjarët, të afërmit dhe shoqërinë, Stresi është kthyer aty ku e kishte lënë.

Bëhet fjalë për këngën që i dedikoi nënës së tij për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Këngës Magjike. Ai e ka publikuar fotografinë nga performanca në Instagram dhe e shoqëroi me tekstin:

“Këtu e lashë, më mirë mos ta dini vazhdimin. Shihemi së shpejti!”.

Kolegët dhe fansat e kanë mirëpritur për këtë rikthim në muzikë. Kujtojmë se gjykata e dënoi Stresin me 3 vite burg por për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi është ulur në 2 vjet, ndërsa togat e zeza vendosën të pezullojnë pjesën e mbetur të dënimit, duke urdhëruar lirimin e tij dhe lënien në liri me kusht.

Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri.

Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës “Partizani”.