Skandali/Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede: Sot, përgjime të reja!

Opionioni publik do të tronditet sërish nga përgjimet që flasin për blerje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Gazeta më e madhe në Europë “Bild” do të publikojë ditën e sotme, 16 video-përgjime në lidhje me skandalet e qeverisë së Edi Ramës.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur, në rrjetet sociale, vetë gazetari i Bild, Peter Tiede, i cili pak ditë më parë tronditi gjithë opinionin publik me publikimet për shitblerjen e votës nga figura të rëndësishme të mazhorancës, si deputetë, kryebashkiakë, ish-ministra, ministra dhe madje dhe vetë kryeministri.

Në përgjimet e mëparshme të gazetës “Bild”, shfaqeshin bisedat mes zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe Astrit Avdylajt, i konsideruar si truri i bandës së Shijakut, sipas opozitës.

Gazetari Tiede ka shkruar në gjuhën shqipe dhe ka ftuar shqiptarët që sot pasdite të ndjekin gazetën “bild.de”.