Roland Lami: 30 Qershori është tentativë e Ramës për t’u bërë diktator!

I ftuar në ‘Argument’ për të folur mbi situatën politike dhe përplasjet institucionale në Shqipëri, analisti Roland Lami ka thënë se 30 qershori përfaqëson dëshirat e Ramës për t’u bërë diktator.

Në kuptimin politik dhe atë përfaqësues, parlamenti është jo legjitim, për shkak se shumë deputet kanë dal nga KQZ dhe jo nga populli. Ky parlament gjithashtu dëshiron të shkarkojë Presidentin, edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Iniciativa për të shkuar në zgjedhje pa opozitë dhe mos përfaqësimi i saj në administratë është tjetër faktor që tregon se ne po shkojmë drejt monopartitizmit të të gjithave hallkave të shtetit.“, është shprehur Lami.

/SCAN