Rama në muajin maj mohonte përgjimet: Janë qesharake

Në 18 maj të këtij viti, kryeministri Edi Rama deklaron se nuk kishte përgjime ndikimin e tij në zgjedhje.

“Përgjime krejt qesharake të gërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dhuruar për “Big Brother”-in nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ruajti në sirtar për këtë ditë të zezë. Apo përgjime të sajuara komplet ku ka dalë edhe një rresht i thënë nga goja ime, i cili nuk më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimit përkatës, por edhe totalisht jashtë profilit”,- deklaronte Rama në mbledhjen me kandidatët e PS për bashkitë.

Përgjimet e sotme të “Bild” treguan të kundërtën e asaj që pretendon Edi Rama.