Përplasja në Shkodër, reagon Berisha: Narko-policia përdor forcën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video ku tregohet përplasja mes policisë dhe disa përfaqësuesve të PD për KZAZ-në në qytetin verior.

“Narkopolicia e shtetit të mafies përdor forcën për të pushtuar mjediset në pronësi të Bashkisë Shkodër! Rama ik! Sb”, shkruan Berisha.

Sot u shënua një përplasje fizike mes policisë dhe anëtarëve të Partisë Demokratike tek KZAZ nr. 2 në Shkodër. Opozita nuk lejon hyrjen e forcave të policisë në pallatin e Sportit në Shkodër ku është e vendosur kjo KZAZ.