Perisic-it i vjedhin 3 ora me vlerë 80 mijë euro në pallatin luksoz në Milano

Ivan Perisic po kalon një verë aspak të qetë. Mesfushori i Interit, pas rikthimit në shtëpi me bashkëshorten Josipo dhe dy fëmijët e tij, nga Zagrebi për në Milano, ka mësuar një lajm shokues. Kroati jeton në katin e 19-të të ndërtesës luksoze “Bosco Verticale” në Milano, i japin vjedhura disa ora luksoze me vlerë 80 mijë euro.

 

Atij i janë vjedhur ora të markës Rolex, Hublot dhe Audemars Piguet, dy të bashkëshortes dhe një e tij. Mesfushori i ka treguar policisë se nuk i kishte përdorur që nga muaji maj. Ndërtesa ku ai jeton është e vëzhguar nga roje sigurie dhe aksisin në apartamentin e tij e ka vetëm pastruesja. /Koha Jone/