Përgjimet e “Bild”, Kryemadhi: Rama kryeministër ilegjitim

Në mbledhjen e Kryesisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se situata politike në vend është shumë e rëndë. Sipas saj, shkaku kryesor për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria është kryeministri Edi Rama dhe “Rilindja”. Ajo komentoi përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ndërsa shtoi se kjo ishte prova e fortë për të vulosur zgjedhjet si ilegjitime.

Pjesë nga fjala në mbledhjen e Kryesisë

Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Rama dhe rilindja.U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore. Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme. Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht. Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje. Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE.

Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi. Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames.

Opozita eshte me e vendosur se kurre qe te mos beje asnje hap pas ne luften e saj per rikthimin e votes se lire dhe per te pastruar rrenjesisht vendin nga krimi i organizuar, trafikantet dhe korrupsioni pa fre. Qendresa e opozites eshte shpetimi i vetem perball qeverise dhe parlamentit te kriminalizuar.