Në panik para publikimeve të BILD?/ Balla: Përgjimet, lojë politike. Prokuroria të hetojë!

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se përgjimet e publikuara nga Bild janë një lojë politike. Nga foltorja e Kuvendit ai i kërkoi prokurorisë të hetojë deri në fund këtë çështje.

Balla: Ne nuk merremi me përgjime dhe të them të drejtën i neveris ato, madje as nuk i kam dëgjuar edhe pse janë publikuar të gjitha portalet.

Jo me kot bota, dhe ky është momenti për ta bërë edhe në një hap të tillë, ka vënë ligje dhe rregulla strikte për përgjimet, të cilat mund të jenë indice për hetim, por mund të jenë pa lidhje për faktet që servirin. Prandaj në asnjë vend përgjimet nuk japin vendime fajësie ose pafajësie.  

Të gjitha përgjimet në çdo rast duhet të hetohen në mënyrë të paanshme nga prokuroria dhe nëse kjo e fundit vendos dhe ka prova për të akuzuar dikë, janë gjykatat ato që vendosin nëse dikush është i fajshëm apo i pafajshëm.

Është shqetësuese pse hetimet për dosjen e telenovelës së përgjimet janë vonuar dhe si është e mundur që copa prerje, mbivendosje dalin në media. Kjo është lojë politike dhe prokuroria duhet të hetojë kush i ka përdorur ato përgjime për shantazh.

Dua ti kujtoj Lulzim Bashës, i cili për fat të keq e gjej veten subjekt të kësaj pakte ligjore. As paketën ligjore të reformës në drejtësi nuk e pengove dot dhe as paketën kundër pastrimit të parave nuk e pengon dot.

Balla tha se kryeopozitari Basha është i vetmi politikan që sa herë thirret në Prokurori nuk paraqitet.

Balla: Ajo që ka ndodhur sot me mos prezantimin pëprara prokurorisë për të disatën herë është i vetmi politikan në Shqipëri që sa herë thërritet nga prokuroria nuk shkon para saj. 

Kështu kam denoncuar këtu e 12 vite më parë, teksa Basha thërritej nga Prokuroria për të shkuar për të dëshmuar për vjedhjen e shekullit, atë të 230 mln i gjetur fajtor nga hetimi i prokurorisë, por i shpallur  i pafajshëm për shkak të afateve nga ana e gjykatës. Një çështje që është mbyllur për afate, por jo për fajtor. Faji  i 230 mln euro ka për zotërues të vetin Bashën dhe ai fshihej me flet raportin e mjekut dhe raportonte para gjykatës se jam sëmurë. Sot ka gjetur një argument tjetër që nuk vlen.