Kodheli për njeriun që vodhi zgjedhjet për PS: Arben Keshi është djalë shumë korrekt

E ftuar në “Mbrëmje Ide” përballë gazetares Mirela Milori, ish-ministrja Mimi Kodheli ka folur për Arben Keshin, personi i cili del në audio-përgjimet e publikuara sot nga “Bild” ku flet në telefon me Kryeministri Rama.

Kodheli: Ka pasur një frymë pozitive që PS-ja t’i fitonte zgjedhjet dhe jo vetëm këto pjesoret që kanë qenë në rastin e Dibrës, për shkaqe që nuk është e nevojshme t’i përmendim. Unë me gjasë mund të kem qenë edhe një njeri po aq i përgjuar sa këta zotërinjtë.

Milori: Keni qenë e deleguar e PS-së?

Kodheli: Unë kam qenë e deleguar në një periudhë të mirë në 2008-2009 në Dibër, e njoh Dibrën dhe e njoh zotin Keshi.

Milori: E njihni zorin Arben Keshi?

Kodheli: Po e njoh, është një faktor i themi ne në gjuhën tonë rëndomtë në Maqellarë. Është një djalë shumë ideal dhe unë e njoh si një djalë shumë korrekt, por kjo nuk do të thotë që Prokuroria nuk duhet të hulumtojë.

Milori: Ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit?

Kodheli: Kur unë e kam njohur ishte një njeri i papunë dhe kishte aktivitetet e veta.

Milori: Për periudhën 2017 po flasim…

Kodheli: Unë di që nuk ka qenë… për aq kohë së unë e kam njohur di që ka qenë një djalë në dispozicion…

Milori: Një mbështetës i PS-së dhe jo i angazhuar dhe nuk ka punuar në shtet?

Kodheli: Në periudhën që ka punuar me mua nuk ka punuar në shtet.

Milori: Në këtë periudhë i referohet edhe përgjimi që flet me Kryeministrin Rama?

Kodheli: Unë nuk e di se në cilën periudhë ka filluar të punojë të them të drejtën dhe nuk kam ndjekur dot çdo votues. Për aq kohë sa unë kam punuar me Arben Keshin ka qenë një njeri i papunësuar në administratë.

Milori: Ju keni një opinion pozitiv për të?

Kodheli: Absolutisht po!/abcnews.al