Juventus zbulon datën e prezantimit të Sarrit

Juventus zyrtarizoi të dielën trajnerin e ri, i cili do të jetë Maurizio Sarri. Ish-trajneri i Chelsea-t, për momentin është me pushime në Itali, teksa bardhezinjtë kanë konfirmuar se dita e tij e parë me ekipin e ri do të jetë të enjten.

 

Prezantimi është fiksuar që të bëhet në stadiumin “Allianz Arena” në orën 11:00. Ka shumë pritshmëri për reagimin e Sarrit, në lidhje me pyetjet e gazetarëve për të kaluarën te Napoli. /Koha Jone/