Gjekmarkaj: PS nuk ndahet dot nga krimi. I duhet një President i ri që të dekorojë vjedhësit e votës

Gazetari Agron Gjekmarkaj, në emisionin “Real Story”, në “Vizion Plus”, gjatë debatit me sekretarin e PS, Taulant Balla u shpreh se PS po tenton të krijojë zhurmë për të larguar vëmendjen nga përgjimet.

Sot zoti Balla ju duheshin lëvizje të forta! Zhurma për shkarkimin e Presidentit dhe ajo më e rënda loja e Prokurorisë për të marrë me forcë Lulzim Bashën! Pse ju duhej? Sepse bomba e “Bild” duhej eklipsuar disi! Nuk ja dolët dot! Sot jeni një mazhorancë në gjendje absurdi! Nuk doni të lini asnjë institucion në këmbë pos Kryeministrit! Një vend i kapur! Koha është galantuomo! Ajo do flasë edhe për Bashën! Personalisht e kam të vështirë ta besoj të gjithë historinë me rusët! Më duket e stisur”,- tha Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj ka komentuar dhe procesin e nisur nga PS për shkarkimin e Presidentit. “Ju po hidhni valle në gojë të ujkut! Prisnim reflektim por jo! Kjo mazhorancë është afër me botën e krimit! Tepër e rëndë kjo! Nuk u ndakeni dot prej saj pas gjashtë vitesh! E kuptoj, ju duhet një president i ri për të dekoruar heronjtë e vjedhjes së votës, ata të Shijakut dhe të Dibrës! Urime!”,- tha Gjekmarkaj.