Dokumentari në Kosovë, Rita Ora rrëfen historinë e Antigonës: Kur ishte 12 vjeçe, i ndryshoi jeta

Para disa javësh, Rita Ora vizitoi vendlindjen e saj në Kosovë për të parë se si UNICEF po financon infermieret lokale për të shkuar derë më derë për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Dje është publikuar dokumentari që i dedikohet misionit të bamirësisë në Kosovë.

Ajo trokiti derë më derë tek familjet në nevojë dhe vizitoi qendra fëmijësh e të rinjsh. Në dokumentar, Rita përmend historinë e Antigonës, nëna e dy vajzave.

“Kur ishte 12 vjece, jeta e saj ndryshoi tërësisht. Kur babai i saj ndërroi jetë për shkak të kancerit, më pas, nëna e saj u sëmur keq”, thotë Rita.

Më pas shtoi se cdo kontribut ndihmon Antigonën dhe familje të tjera që ti mbijetojnë varfërisë.