Arabia Saudite mban anën e SHBA – Fajëson Iranin për sulmin e anijeve. Kërkon mbrojtje për naftën

Arabia Saudite bëri thirrje për të siguruar dërgesat e energjisë dhe i’u bashkua Amerikës duke fajësuar Iranin për sulmin e dy anijeve të transportimit të naftës.  Sulmet e javës së kaluar në gjirin e Omanit, përkeqësuan pasojat e një tjetër ngjarjeje të tillë në Maj, ku u dëmtuan 4 anije. Washingtoni, që ndodhet në një përplasje me Iranin mbi programin bërthamor, fajësoi Teheranin mbi sulmet e anijeve dhe princi trashëgimtar i Arabisë Saudite bëri të njëjtën gjë. Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin e anijeve në jug të ngushticës së Hormuzit, që është një tranzit kryesor i naftës nga Arabia Saudite dhe prodhuesve të tjerë.

Ministri i Energjisë në Arabinë Saudite, tha se duhet një përgjigje e shpejtë dhe vendimtare mbi dërgesat e energjisë, stabilitetit në treg dhe besimit të konsumatorëve. Princi trashëgimtar, Mohammed bin Salman, fajësoi Iranin dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbajë qëndrim për sulmet. “Mbretëria nuk kërkon luftë në rajon por nuk do të hezitojë për të mbrojtur njerëzit, sovranitetin dhe interesat e veta”, tha Princi. Ushtria e Shteteve të Bashkuara publikoi një video gjatë javës që tregonte gardën revolucionare të Iranit, të përfshirë në sulm.