Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, pranë fshatit Trush.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Të aksidentuarit janë J.B. dhe A.Ll.