Presidenti francez, Emmanuel Macron, viziton Serbinë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi.

Siç raportojnë mediat, Macron do të jetë në Serbi në datat 15-16 korrik dhe do të zhvillojë takime me krerët e shtetit.

Vizita e Macron në Beograd do të zhvillohet pak ditë pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Paris në datat 1-2 korrik. Vizita e Emmanuel Macron ishte bërë publike disa muaj më parë, por vetëm ditën e djeshme është konfirmuar.

Ajo që bie në sy është fakti se Macron do të vizitojë vetëm Serbinë, ndërsa Shqipëria nuk është në axhendën e tij edhe pse do të bëhet pas samitit që do të organizohet për vendet e Ballkanit.

Kjo nisur edhe nga fakti se edhe Edi Rama nuk është më i mikëpritur në Paris nga Macron, i cili i ka vënë vizën Shqipërisë dhe nuk pranon që të hapen negociatat e vendit tonë me BE-në.